TIRANE

Fondi Monetarë Ndërkombëtar i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare për problematikat që ka sjell masa e ndërmarrë në Prill të 2018 për futjen e biznesit të vogël në skemën e tvsh-së me xhiro 2 milion lek në vit. Në fakt kjo ka qënë edhe një kërkesë e hershme e FMN-së e cila i ka kërkuar qeverisë shqiptare mospërfshirjen në skemë të biznesit të vogël pasi do të ketë efekte negative.


‘Zgjerimi i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhduar negativ në ngarkesën me punë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve – si dhe kosto administrative për bizneset e vogla – pa sjellë ndonjë përfitim domethënës në të ardhura’



Një tjetër problem i evidentuar nga FMN në raportin e fundit është edhe mosshlyerja në kohë e rimbursimit të TVSH-së. Deri në Tetor, detyrimi i TVSH që duhet të rimbursohet ishte 14.4 miliardë lekë.

“Problemi i vazhdueshëm i rimbursimeve të vonuara të TVSH-së duhet të adresohet. Kjo është një barrë administrative e panevojshme për administratën – shkaku kryesor i së cilës qëndron në parashikimin e dobët të taksave dhe menaxhimin e parave të qeverisë. Integriteti dhe besueshmëria e sistemit të TVSH mbështetet në kreditimin e ligjshëm të TVSH-së, që janë pagesa që duhen kthyer shpejt. Është shqetësuese që kjo çështje ka dalë sërish në pah, pasi u adresua disa vite më parë“.

Në raportin e asistencës teknike për administrimin e të ardhurave FMN shprehet se administrate tatimore ka bere pune te mire ne zhvillimin e sistemeve informatike duke bërë të aksesueshme për bizneset dhe duke eleminuar korrupsionin.

(BalkanWeb)