Phil Foden u shpall lojtari më i mirë i sezonin të fundit në Premier League, por me fanellën e përfaqësueses angleze, sulmuesi i Man.City nuk ka dhënë ende më të mirën e tij. Tifozët e “tre luanëve” prisnin që Foden të bënte diferencën në “Euro2024”, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, të paktën deri më tani, duke bërë që Foden të përfshihet nga kritikat:

“Nuk jam votuar si lojtari më i mirë i Premier League, për të ardhur më pas në Evropian dhe të mos e tregojë këtë. Jam pak i mërzitur me rendimentin tim, nuk dua të gënjej për këtë. Mua më vjen keq për Southgate dhe për të gjithë kritikat që po merr. Trajneri nuk na thotë të luajmë në atë mënyrë, përkundrazi, në stërvitje ai na shtyn të qëndrojmë lart, të bëjmë presing. Unë mendoj se ne lojtarët duhet të marrim përgjegjësitë, në këtë rast, nuk besoj se ne jemi të pafajshëm”, u shpreh Foden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb