Nga: ZONJA VJOLLCA*
FOKAÇE ME DOMATE

500 gr miell
1 bustinë maja
200 gr domate qershi
1 kokërr patate
½ lugë gjelle sheqer
1 lugë supe kripë
2 lugë gjelle vaj ulliri
30 gr ullinj
Rigon

Fillimisht ziejmë pataten dhe më pas e shtypim në formë e puresë. Trazojmë miellin me majanë me pak sheqer dhe kripë. E bashkojmë miellin me pataten duke shtuar pak ujë të vakët. E punojmë brumin mbi tryezën e punës për gati 10 minuta. E vendosim brumin në një tas dhe e lëmë të mbuluar me një pecetë për 40 minuta. Më pas e hapim brumin në një tavë me duar, e lyejmë me pak vaj ulliri, vendosim domatet qershi të prera përgjysëm dhe ullinj të zi. E vendosim fokaçen në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta. E servirim fokaçen të pudrosur me rigon dhe me djathë të bardhë sipas dëshirës.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: