Gazetarja e News24 Klodiana Lala foli në emisionin Log. të gazetarit Endri Xhafo, edhe për hetimin e krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Ajo theksoi se pavarësisht nga paralajmërimet e organeve hetimore, sërisht korrupsioni elektoral është prezent. Lala shtoi se fokusi i SPAK duhet të jetë tek qarqet më problematike, si Fieri, Durrësi apo Elbasani.
Sipas saj, “në Fier ku edhe drejtuese politike është Belinda Balluku po hidhen para të mëdha”.
“Si po financohet fushata në Tiranë? Si po financohet fushata në diasporë? Fushata në Qarkun e Fierit, ku Balluku është drejtuese politike, po hidhen shumë para, nuk di nëse janë para korrupsioni, ama fokusi i SPAK duhet të jetë te këto qarqe që janë problematike”, u shpreh Lala në Log.
(BalkanWeb)