Luan ndaj një kundërshtari të fortë, në një formë të mirë për momentin dhe me mbështetjen e njërës prej tifozërive më të zjarrta në futbollin shqiptar, por tek Egnatia nuk i tremben aspak sfidës me Elbasanin.

Përkundrazi, kampionët në fuqi po punojnë mjaft të qetë për të treguar vlerat e tyre më të mira edhe këtë herë. Trajneri Edlir Tetova eka përqendruar punën te taktika që do të ndjekë për këtë 90-minutësh, që shënon edhe nisjen e një turi force për rrogozhinasit. Pas Elbasanit, Egnatia do të përballet me Partizanin dhe pastaj me Skënderbeun në transfertë. Por askush në kampinr rogozhinas nuk sheh përtej ndeshjes që luhet të dielën.

GJENDJA – Tek Egnatia ka pasur një shqetësim fizik mbrojtësi Dylis, por që nuk duhet serioz sa për të munguar në sfidën me Elbasanin. Lojtari nga Haiti luajti vetëm në pjesën e parë të ndeshjes me Bylisin, ku kampionët në fuqi fituan thellë, 4-0. Trajneri Tetova pret ta ketë të gatshëm mbrojtësin të dielën, por ndoshta ai mund ta nisë nga stoli.

Me grupin është bashkuar ndërkohë sulmuesi Bakajoko, por ende nuk ka nisur ushtrimet me topin dhe normalisht i duhet pak kohë që të kapë ritmin pas dëmtimit që e ka lënë jashtë fushave të blerta që para nisjes së këtij kampionati.

KONKURRENCA – Mungesat janë pjesë garës dhe tek Egnatia kjo gjë nuk shqetëson shumë, pasi alternativat janë të shumta. Madje ka mjaft konkurrencë për një vend titullari, sidomos në repartin e mesfushës. Ahmetaj, pas dygolëshit të shënuar ndaj Bylisit, pritet ta nisë titullar edhe sfidën e së dielës me Elbasanin, por asgjë nuk është e sigurt. Aleksi, Zejnullai, Lushkja dhe Ujka janë kandidatët e tjerë për të pasur një fanellë titullari në “Elbasan Arena”. Gjithçka varet nga strategjia që do të ndjekë trajneri Edlir Tetova në këtë transfertë mjaft të vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb