Në një moment teksa po fliste për pasaportën evropiane, kreu i PS gjatë takimit me të rinjtë votues për herë të parë në Tiranë, ka shkëputur nga salla një djalë të ri për ta pyetur se pse PS duhet të marrë mandatin e katërt të qeverisjes.
Përgjigjia e të riut ishte se nuk kishte alternativë tjetër vec PS, por Rama duke bërë batutë me djalin i ka thënë se po flet si fanatik i PS. Më pas, Rama ka thirrur në podium dhe 2 vajza të tjera duke i pyetur nëse e dinë përgjigjen se “pse duhet të marrë PS një mandat të katërt? Por as nga vajzat nuk ka marrë përgjigje.
Duke marrë rolin e një profesori, Rama i ka ndarë vajzat nga njëra-tjetra duke u kërkuar të jenë të vëmendshëm “në mësim”.
(BalkanWeb)
