Gara për kryetar të PD-së ishte në fokus mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24.

I ftuar për të folur me gazetaren Marsela Karapanço ishte ish-deputeti Astrit Patozi.

Gjatë bisedës në studio, Patozi u shpreh se ‘Foltorja’ është një kostum i prerë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe se nuk sheh rival tjetër përballë tij.

I pyetur nëse e sheh si mundësi të kandidojë për kryetar të PD, Patozi u shpreh i prerë se një gjë të tillë nuk e ka menduar as kur ishte pjesë e PD, por as edhe kur u largua.

Pjesë nga biseda:

A po kthehet Berisha nga kryetar de facto në de juro?

Patozi: Padiskutim, nuk ka asnjë befasi këtu. Nuk besoj që  ka njeri që ka dilema këtu. Ky aksion i tij ngjan me atë të Napoleon Bonapartit. Nuk ka asgjë të re në këtë rast. Të gjithë e presim.

A janë të suksesshme rikthimet?

Patozi: Nuk para janë të suksesshme . Janë përjashtime nga rregulli ndaj e ka të vështirë.

A ka rival Berisha?

Patozi: Asnjë rival nuk ka

Edhe pse Elezi është regjistruar?

Patozi: Foltorja është një kostum i prerë me masën e trupit të Berishës dhe shumica mendon që Berisha i përfaqëson dhe ai është njeriu që mund t’i udhëheqë. Çdo gjë tjetër pastaj është aksident. Ibsen Elezi nuk po kandidon për kryetar të PD, por për kryetar të Foltores. Kujtojmë që vjet nuk e lejuan as të kandidojë sepse nuk përmbushte kritere. Ato janë plagë të demokracisë së saj të brendshme që është shumë e dëmtuar.

Elezi ka parashtruar kërkesën për shtyerjen e datës së zgjedhjes dhe takime të përbashkëta?

Patozi: Këto pika nuk do të përfillen…Që janë të arsyeshme e kuptoj, por prania e një kandidature përballe Berishës nuk ka vlerë për Foltoren, nuk ka vlerë për atë pjesë që e ka pranuar që udhëheqësi i tyre është Berisha. Për publikun është histori e mbyllur. Ibsen Elezi sot për fat të keq është nj lloj ujku vetmitar, por kaq. Edhe pse kërkesat e tij janë të drejta, por nuk do të shohim asgjë më shumë.

Sa larg qëndroni ju nga gara për të qenë kryetar të PD?

Patozi: Vite dritë larg , s’kam asnjë lidhje. Nuk e kam menduar as kur kam qenë brenda, pro edhe kur jam larguar prej saj nuk e kam kthyer kurrë kokën pas sepse nuk kam parë asnjë reflektim për dëmin që i kemi shkaktuar demokratëve. Është një lloj zhgënjimi që më ka dhënë të drejtë. Si opozitar sigurisht që mund të kem interes, por nuk kam emocione personale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb