TIRANË

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës, ka ardhur dhe reagimi nga “Foltorja”.

Në reagim thuhet se halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetari. Sipas “Foltores” së Berishës për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje, teksa bën thirrje që më 11 dhjetor të bashkohen të gjithë për të nisur rrugën drejt fitores.

“Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.
Partia Demokratike do ta realizoje këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar!
Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES! ✌?”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: