Milan po përjeton një sezon të vështirë, me ulje ngritje të forta, për këtë arsye drejtuesit e klubit po bëhen gati për planin B, për shkarkimin e Paulo Fonseca-s. Nga Spanja vijnë lajme të rëndësishme pasi sipas mediave iberike, nëse Fonseca shkarkohet Xavi Hernandez është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “djallit”.

El Nacinonal shton se Milan dhe Xavi kanë vendosur prej kohësh kontaktet e para, por negociatat po përshpejtohen këtë periudhë duke parë që Fonseca e ka të vështirë të rikthejë ekipin brenda objektivave.

Në Itali kanë një tjetër version, pasi sipas Calciomercato.com, një emër i rëndësishëm në tavolinën e Ibrahimovic është edhe Roberto Mancini, i sapo larguar nga Arabia Saudite. Mancini është një profil i fortë, një trajner me shumë eksperiencë që mund të rikthente edhe një herë Milanin në “shina”.

Shumë më larg janë emrat e tjerë të përfolur, Maurizo Sarri dhe Massimiliano Allegri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb