Trajneri i njohur, Paulo Fonseca është rikthyer  të flasë për aventurën e tij të shkurtër në stolin e Milan.

“Midis Milanit dhe Lyonit, nuk pata një moment pushim. Ju nuk mund ta imagjinoni presionin kur drejton një klub si Milani. Nuk dua të gjej justifikime” – tha Fonseca.

Fonseca komentoi edhe pezullimin disa mujor që mori në Francë, për shkak të protestave të ashpra ndaj gjyqtarit të takimit Bastien Millot, në sfidën Lyon-Berst.

“Në atë moment në lojë kishte shumë tension, sapo kisha marrë një karton të kuq për kontestimin e një faulli. Pse pata një reagim kaq të fortë? E pranoj se nuk më pëlqeu mënyra se si gjyqtari drejtonte lojën”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb