SARANDË

Forca e Ligjit ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë. Policia ka sekuestruar rreth 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva dhe ka vënë në pranga 3 persona.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.

Efektivët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:
Suel Çapuni, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë. (foto kryesore)
Aldo Pata, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
Ergis Kalemi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).

ALDO PATA

Aldo Pata
Aldo Pata

U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip “BMW”
• një automjet tip “Mercedes Benz”
• 5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Sarande Operacioni
Sarande Operacioni

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb