Forca Kombëtare e Sigurisë përmbyll trajnimin dyvjeçar, të kryer nga ekspertë të Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Federale të Gjermanisë. Trajnimi, mbi taktika të ndryshme operacionale dhe krijimin e kapaciteteve për këtë njësi policore, u përmbyll me dorëzimin e dokumenteve, nga pala gjermane, punonjësve të trajnuar.

Në ceremoninë e dorëzimit të dokumenteve morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Ratzenburg, z. Jonas Hauto, Oficeri Ndërlidhës i Policisë Federale në Shqipëri, z. Stefan Dorbach, drejtuesi i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, drejtuesi i Repartit Special “RENEA” dhe trajnerë të Policisë Federale Gjermane.

Drejtor Proda, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë Gjermane, Policisë Federale dhe Ambasadës Gjermane në Tiranë, për bashkëpunimin e shkëlqyer, prej dekadash, me Policinë e Shtetit, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen me shumë vlerë të konkretizuar nëpërmjet pajisjeve logjistike, trajnimeve, hetimeve dhe operacioneve policore të përbashkëta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej, Drejtori theksoi se stërvitja dhe trajnimet janë 2 kolonat bazë për suksesin e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Repartit Special “RENEA”, dhe duke qenë se ato ofrohen tashmë nga ekspertë të lartë të policive europiane, riafirmohet Policia shqiptare si partnere e barabartë, profesionale dhe e besueshme në planin ndërkombëtar.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij në ceremoni, z. Hauto vlerësoi punonjësit e trajnuar, për profesionalizmin dhe korrektesën e treguar gjatë gjithë ciklit të trajnimit, dhe theksoi përgatitjen e tyre për t’i vënë në zbatim tashmë njohuritë e fituara.

Gjithashtu, shprehu se asistenca e Policisë Federale Gjermane për Policinë shqiptare, do të vijojë, si nëpërmjet asistencës me pajisje të teknologjisë së fundit, ashtu dhe nëpërmjet trajnimeve të ekspertizës së lartë për aspekte të ndryshme të punës policore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: