ELBASAN- Përveç 2 mijë forcave policore shqiptare, për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe ruajtjen e rendit në Elbasan, kanë mbërritur edhe forcat e policisë së Kosovës. Nga raportimet e gazetarëve të News24 e BalkanWeb në Elbasan, mësohet se në qytetin ku do luhet sfida e madhe kanë ardhur 2 furgonë policie, e një Fuoristradë pra rreth 20 efektivë të Forcave Speciale të Kosovës. Mësohet se ardhja e trupave të Policisë së Kosovës është në kuadër të një marrëveshjeje me policinë shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb