Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi  se kishte urdhëruar sulme ajrore kundër një lideri të Shtetit Islamik dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në Somali.

Trump përmes një shkrimi në rrjetin X deklaroi se këta terroristë janë gjetur të fshehur në shpella.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake ISIS-it dhe terroristëve të tjerë në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

Më tej, ai njoftoi se sulmet e ShBA-së shkatërruan shpellat ku terroristët jetonin.

Po ashtu, presidenti kritikoi edhe ish-presidentin amerikan, Joe Bidenin se nuk ka vepruar kundër tyre.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar aspak civilët. Ushtria jonë e kishte vënë në shënjestër planifikuesin e sulmeve të ISIS-it prej vitesh, por Biden dhe administrata e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta përfunduar punën. Unë e bëra!

Mesazhi për ISIS-in dhe për të gjithë ata që do të sulmojnë amerikanët është: “Ne do t ju  gjejmë dhe do t’ju vrasim!”, shkroi Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb