Komandantët e Forcës Demokratike Siriane që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, thonë se janë të angazhuar në luftime intensive ndërsa përpiqen të marrin kontrollin e enklavës së fundit të kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it në Siri.

Të dielën një zyrtar i medias i kësaj force tha për agjensinë Reuters se parashikonin që luftimet pranë kufirit me Irakun do të ishin vendimtare.

Rreth 15 mijë pjesëtarë të Forcës Demokratike Siriane që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, ndërmorën sulmin e fundit ndaj enklavës së vogël të ISIS-it në fshatin Baghuz në verilindje të Sirisë të premten vonë, me ndihmën e avionëve dhe artilerisë së Shteteve të Bashkuara dhe artilerisë.

Të shtunën në mëngjes, megjithë luftimet intensive, zyrtarët ishin të bindur se beteja nuk do të zgjaste shumë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb