Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveritarët flasin paturpërisht për “forca të errëta që punojnë kundër Shqipërisë”.


Strazimiri deklaron se me siguri kur flasin “për forca të errëta që punojnë kundër Shqipërisë” nuk e kanë për kandidatët tutorë prostitutash dhe as për numrin rekord të shqiptarëve që duan të lënë vendin e të ikin në Europë.


Postimi i Gent Strazimirit:


Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime:

Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë

* për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;

* as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët;

* as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;

* as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë…

JO!

E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!

#evropa_është_zonjë_jo_shoqe

#evropa_nuk_është_delenxhillik

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb