SIRI

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në sulmet e mbrëmshme ajrore në rajonin veriperëndimor sirian të Idlibit, i cili vitin e kaluar u shpall zonë e deeskalimit, raporton Anadolu Agency (AA)/.

Forcat e regjimit dhe grupet e tij militante proiraniane kryen sulme në vendet Khan Sjaykhun dhe Kefr Anbil në provincën e Idlibit dhe rajonet Al-Lataminah dhe Kafr Zeita në provincën Hama, të cilat së bashku përbëjnë zonën e deeskalimit në verilindje të Sirisë.

Idlibi është provinca më e madhe nën kontroll të opozitës në Siri.

Me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe të vendoset zonë e deeskalimit për civilë.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni, ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit nuk kanë ndalur sulmet artilerike dhe ajrore në këtë rajon.

Nga Mbrojtja Civile (Helmetat e bardha) në Siri bëhet e ditur se gjatë sulmeve të regjimit në 30 ditët e fundit në Idlib janë vrarë së paku 210 persona, ndërsa 515 civilë janë plagosur.

Që nga shtatori i vitit të kaluar në këtë rajon janë shpërngulur më shumë se gjysmë milion njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: