IRAK


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bagdad të Irakut. Të paktën 5 persona kanë vdekur, kurse raportohet se edhe 22 të tjerë janë plagosur, si pasojë e hapjes zjarr nga forcat e sigurisë.


Në kryeqytetin irakian, janë duke u mbajtur protesta masive, të cilat mendohet se janë ndër më të fuqishmet të mbajtura kohët e fundit. Protestuesit thanë se kanë parë një trup, i cili ishte hedhur në një kanal pasi ishte ekzekutuar me armë automatike.


Viktimat janë konfirmuar nga persona të pranishëm, kurse Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personat që kanë ndërruar jetë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb