Kryeministri i Irakut ka njoftuar të martën se lideri i grupit militant të Shtetit Islamik në Itak është vrarë në një operacion ushtarak bashkë me tetë zyrtarë të tjerë të grupit.
Kryeministri Mohammed Shia al-Sudani ka thënë se Jassim al-Mazroui Abu Abdul Qader u vra nga forcat kundër terrorizmit dhe të shërbimit të sigurisë në provincën Salahuddin, raportoi AP.
“Nuk ka vend për terroristët në Iran, dhe ne do t’i ndjekim nga vendet e tyre të fshehta dhe do t’i eliminojmë”, ka thënë al-Sudani.
Sipas autoriteteve, operacioni u krye me ndihmën e informacionit nga forcat ndërkombëtare.
Identitetet e të vrarëve të tjerë në operacion do të bëhen të ditur pasi të konfirmohen përmes ADN-së.
Po ashtu, raportohet se një numër i madh armësh, municioni e pajisjesh janë sekuestruar.