Forcat izraelite arrestuan 35 palestinezë, duke përfshirë një grua dhe një gazetare, në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e përbashkët të bërë nga dy shoqatave që merren me të drejtat e të burgosurve palestinezë thuhet se Izraeli ka vazhduar bastisjet e tij në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Theksohet se bastisjet ishin të përqendruara në qytetin e Khalilit në jug të Bregut Perëndimor dhe se u arrestuan 35 palestinezë, në mesin e të cilëve një grua, një gazetar, si dhe persona që më herët kanë qenë të arrestuar dhe liruar.
Me arrestimet e fundit, numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka kaluar 10.800, ndërsa 707 palestinezë u vranë në sulmet e ushtarëve dhe kolonëve izraelitë.