Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Khan Younis të martën, pasi forcat izraelite përfunduan një sulm njëjavor atje, me qëllim të parandalimit të Hamasit nga rigrupimi.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë njoftuar se deri më tani janë gjetur 42 trupa të palestinezëve të vrarë në inkursionin izraelit në Khan Younisin lindor.

Shërbimi i Emergjencave Civile të Gazës ka bërë të ditur se rreth 200 persona janë raportuar të zhdukur, teksa kërkimet janë duke u zhvilluar.

Sipas ushtrisë izraelite, forcat e saj “vranë më shumë se 150 persona të armatosur palestinezë gjatë bastisjes njëjavore, shkatërruan tunele militante dhe sekuestruan armë”, raportoi Reuters.

Pasi forcat izraelite u larguan, njerëzit u kthyen zonë. Shumë prej tyre gjetën shtëpitë të dëmtuara e të shkatërruara.

Dëshmitarët kanë thënë se forcat e ushtrisë kanë shkatërruar varrezat kryesore në Bani Suhailas, qyteti në periferi lindore të Khan Younisit që qe fokusi kryesor i sulmit, si dhe shtëpitë dhe rrugët aty pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb