GAZA

Forcat izraelite kanë vrarë një protestues palestinez dhe kanë plagosur të paktën 54 të tjerë në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavën e rrethuar. Alaa Nizar Hamdan, 28 vjeç, u qëllua në gjoks nga ushtarët izraelitë në Jabalia, në Gaza veriore, Ashraf al-Qedra, tha të Premten zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Midis të plagosurve, 22 u qëlluan me plumba, shtoi ai. Mijëra palestinezë u mblodhën pranë gardhit rrethues për të marrë pjesë në Marshin e Madh të Kthimit, një seri protestash javore që filluan në Mars 2018, shkruajnë mediat e huaja.

Ushtria izraelite nuk e komentoi incidentin specifik, por i tha agjencisë së lajmeve AFP se rreth 5.800 “rebelë dhe demonstrues” palestinezë ishin mbledhur në vende të shumta përgjatë rrethimit, me disa gurë të hedhur dhe pajisje eksplozive drejt ushtarëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb