LIBI – Forcat libiane kanë bërë të ditur se kanë rimarrë kontrollin e portit në qytetin e Sirtës pas sulmeve kundër militantëve të Shtetit Islamik, ISIS.

Sirte është bastioni më i rëndësishëm i ISIS jashtë Sirisë dhe Irakut. Më herët gjatë kësaj jave, aeroplanët luftarakë bombarduan pozicionet e ISIS në Sirtë, teksa forcat e marinës hodhën raketa në port, kanë bërë të ditur zyrtarët teksa shtojnë se sulmet vazhdojnë.

Forcat ushtarake, të lidhura me qeverinë në Tripoli, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, nisën luftën muajin e kaluar për të rimarrë kontrollin e qytetit.

Zëdhënësi i tyre, Gjerneral Muhamad al-Ghusri, u shpreh se liderët e ISIS janë arratisur në shkretëtirën në jug, por disa militantë janë ende nën rrethim në qendër të qytetit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: