E paprecedentë ajo që ka ndodhur dje paradite në stadiumin “Elbasan Arena”. Forcat Speciale të Izraelit, të cilat shoqëronin Kombëtaren e shtetit hebre në këtë ndeshje, kanë bërë një kontroll të befasishëm në ambientet e stadiumit. Burime të “Panorama Sport” treguan dje për gazetën se janë nxjerrë jashtë të gjithë punonjësit e stadiumit, madje edhe stjuartët shqiptarë që ishin në atë moment në impiant.dsaasdasdd
Natyrisht, “terrorit” të Forcat Speciale të Izraelit nuk i shpëtuan as kuzhinierët dhe e gjithë administrata e “Elbasan Arena”. Mësohet se izraelitët kanë kontrolluar imtësisht çdo gjë, ndërkohë që edhe kur punonjësit e stadiumit janë rikthyer në vendet e tyre, gjithashtu Forcat Speciale të Izraelit i kanë kontrolluar me detaje të gjithë shtetasit shqiptarë. Pasi kanë mbaruar misionin, izraelitët kanë vendosur roje speciale te dera e dhomave të zhveshjes ku do të qëndronte Kombëtarja e tyre.
“Askush nuk mund të hynte në dhomat e zhveshjes së Izraelit, madje as punonjëset sanitare”, thotë një burim në administratën e stadiumit për gazetën. Ndërkohë, gjatë kontrollit në stadium, izraelitët kanë pasur me vete edhe një qen antieksploziv, duke mos i besuar atij që u kanë ofruar autoritetet shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)