“Në kuadër të projektit për sistemin mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë, personeli i Forcave Ajrore të Turqisë ka filluar në qytetin Gatchina të Rusisë trajnimin për sistemin S-400”.

Personeli i Forcave Ajrore të Turqisë ka filluar në Rusi trajnimin lidhur me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se “Në kuadër të projektit për sistemin mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë, personeli i Forcave Ajrore të Turqisë ka filluar në qytetin Gatchina të Rusisë trajnimin për sistemin S-400”.

Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë më 27.08.2019 njoftoi fillimin e transferimit për pajisjet e baterisë së dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 të blerë nga Rusia në Bazën Ajrore Mürted në Ankara, transmeton Anadolu Agency.

“Ka filluar dërgesa e grupit të dytë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Mürted. Aktiviteti i transferimit do të vazhdojë përafërsisht një muaj”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ndërkohë rikujtohet që në kuadër të marrëveshjes, grupi i pajisjeve të baterisë së parë ka arritur në Turqi në periudhën 12-25 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb