Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba ka filluar vizitën e tij zyrtare në Malajzi dhe Indonezi. “Në një shoqëri ndërkombëtare ku pasiguria po rritet, marrëdhënia jonë me Azinë Juglindore është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Ishiba në një deklaratë para se të nisej për në Kuala Lumpur, në ndalesën e tij e parë ku do të qëndrojë deri nesër para se të vazhdojë në Indonezi.

Ishiba theksoi fokusin e Japonisë në fushën e sigurisë dhe energjisë, duke deklaruar se Tokio synon “të punojë për të forcuar më tej bashkëpunimin” me Malajzinë, respektivisht kryesuesen aktuale të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASAN), si dhe me Indonezinë, ekonominë dhe popullsinë më të madhe në rajon.

Siç është planifikuar, kryeministri japonez do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me kryeministrin malajzian, Anwar Ibrahim, para se të udhëtojë për në Xhakarta për diskutime me presidentin indonezian, Jokowi Prabowo.

Japonia ishte partneri i katërt më i madh tregtar i Malajzisë, me tregtinë dypalëshe që arriti në rreth 34 miliardë dollarë në vitin 2023.

Në një prononcim të ndarë, kryeministri Anwar përmendi kryesimin në ASEAN, duke theksuar se ajo ofron “mundësi të vlefshme për të rikalibruar pozicionet tona politike drejt pluralizmit ekonomik, për të promovuar bashkëpunimin në platformat shumëpalëshe dhe për të marrë vendime të udhëhequra nga një ndërgjegje morale”.

Kryeministri malajzian deklaroi se vendi i tij këtë vit synon të forcojë qendrën e saj gjeografike si një kanal për diversifikimin e energjisë elektrike, talentin dhe zinxhirin e furnizimit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: