Sot në Helsinki, nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rute dhe kyeministrit estonez Kristen Michal zhvillohet Samiti Balltikas i NATO-s .
Temat e takimit përfshijnë sigurinë e Detit Baltik, veçanërisht masat e nevojshme për të siguruar infrastrukturën kritike nënujore sipas një deklaratë për shtyp e zyrës së presidentit të mërkurën.
Takimi që do të mbahet në Pallatin Presidencial , do të marrin pjesë liderë nga Gjermania Danimarka, Letonia, Lituania Polonia dhe Suedia.
“Tema do të jetë siguria e rajonit të Detit Baltik, veçanërisht masat e nevojshme për të siguruar infrastrukturën kritike nënujore”, tha sot presidenca finlandeze në një deklaratë.
Diskutimi do të fokusohet në forcimin e pranisë së NATO-s në Detin Baltik dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga flota e anijeve të Rusisë.
Samiti është një përgjigje ndaj një sërë incidentesh në të cilat kabllot e energjisë elektrike në Detin Baltik janë dëmtuar nga anijet që dyshohet se janë të lidhura me Rusinë.
Në ditën e Krishtlindjeve, dëmtimi u zbulua në kabllon e energjisë Estlink 2 midis Finlandës dhe Estonisë, si dhe në katër kabllo komunikimi, duke përfshirë një lidhje midis Helsinkit dhe Rostock-ut të ndërprerë në një incident të mëparshëm në nëntor.
Anija-cisternë “Eagle S” dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht dëmin në ditën e Krishtlindjeve.
Rusia po përdor anije-cisternë dhe anije mallrash për të anashkaluar sanksionet e vendosura si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë, për shembull kur transporton naftë.
(BalkanWeb)