Forest Whitaker ka bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij, Keisha Nash Whitaker, pas më shumë se 20 vitesh martesë – shkruan TMZ.

Çifti u njoh gjatë xhirimit të filmit “Blown Away” në vitin 1994, ndërsa u martuan dy vite më pas në Xhamajka.

Nuk është bërë e ditur arsyeja që ka sjellë deri te vendimi për t’u ndarë, ndërsa në dokumente janë përmendur “dallime të pariparueshme”.

Ata kanë katër fëmijë, dy vajza së bashku(Sonnet dhe True), ndërsa aktori ka një djalë nga një lidhje tjetër (Ocean), dhe Keisha ka një vajzë nga lidhje e mëparshme (Autumn).

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb