Uruguai zhgënjeu totalisht, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Ekuadorit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kjo kombëtare nuk fiton prej 5 ndeshjesh, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Marcelo Bielsa, e pranoi se ekipi është në moment të vështirë.

“Momenti i skuadrës nuk është i lehtë. Ndonjëherë, të mos pësosh gola ka vlerë. Është një justifikim jo bindës, por kjo është ajo që mendoj unë” – tha Bielsa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb