Mirlind Daku e nisi si titullar ndeshjen ndaj Ukrainës, por sulmuesi kuqezi nuk ishte në formë, duke detyruar Sylvinhon që ta largojë nga loja në minutën e 46-të. Pas humbjes 1-2 në Nations League, Daku tregoi edhe motivin se përse paraqitja e tij nuk ishte pozitive.
“Jo për t’i ikur përgjegjësisë, por të gjithë e nisëm keq. Këto 3 muajt e fundit kam patur problem me një lëndim, ende nuk e kam marrë veten. Kjo ishte ndeshja e parë pas 3 muajsh që luajta pa injeksion. Gjatë 3 muajve kam luajtur me injeksione të forta, që për një trup të një sportisti nuk janë të lehta. Nga dëshira e madhe, sakrifikuam”- tha Daku për gazetarin Arlind Daku.
(J.S/BalkanWeb)