Suedia ka marrë një fitore jetikë kundër Meksikës në ndeshjen e fundit të Grupit F duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Pavarësisht humbjes 0-3 edhe Meksika ka arritur të kualifikohet si pasojë e disfatës që Koreja e Jugut i shkaktoi Gjermanisë.

Golat në këtë takim për Suedinë u shënuan nga Augustinsson dhe Granqvist. Gjithashtu edhe një autogol i Meksikës që e mbyll si e dyta në Grupin F.

[team_standings 796699]

Meksik 0-3 Suedia

Komenti i ndeshjes

74′ Autogol i Alvarez, Suedia shënon edhe golin e tretë

62′ Granqvist realizon golin e dytë për Suedinë

50′ Suedia kalon në avantazh me gol të Augustinsson

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

1′ Ka nisur takimi

Në orën 16:00 në stadiumin Central të Yekaterinburg Meksika dhe Suedia do të luajnë në ndeshjen e fundit në Grupin F kundër njëra-tjetrës.

Meksikanëve iu nevojitet vetëm 1 pikë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër por edhe vendin e parë, ndërsa edhe suedezëve do t’i bënin punë 2 rezultate në varësi edhe të takimit tjetër të grupit.

Në rast se Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut atëherë dhe Suedia ndaj Meksikës atëherë do të merret parasysh golavarazhi mes këtyre tre skuadrave.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb