Janë publikuar formacionet për sfidën mes Juventusit dhe Ajaksit, ndërsa befasitë e mëdha vijnë nga kampi bardhezi. Alegri ka zgjedhur si titular Paolo Diablën, me argjentinasin që rikthehet në formacionin e parë pasi Duglas Kosta përfundoi në tribunë për shkak dëmtimi. Nga ana tjetër, është me më të mirët Ten Hag, që gjithsesi nuk do të ketë Taljafikon e skualifikuar.

Juventus (4-3-3): Shezni; De Shiljo, Bonuçi, Rugani, Aleks Sandro; Xhan, Pjaniç, Matuidi; Bernardeski, Dibala, Ronaldo. Trajner: Masimiliano Alegri.

Ajaks (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraui; Shëne, De Jong; Ziesh, Van de Bek, Neres; Tadiç. Trajner: Erik ten Hag

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb