SHKODER

Kombëtarja e Kristian Panuçit ka përjetuar një makth mbrëmjen e sotme teksa është mposhtur me rezultatin 0-4 nga Skocia në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Një humbje katastrofike përballë kombëtares skoceze që e dominoi të gjithë takimin. Vuajtjet nisën në minutën e 14-të, ku Frajser kaloi në avantazh të tijtë pas një gabimi të Xhakës. Për t’ia u bërë më të lehtë fitoren kundërshtarëve, mendoi kapiteni Mërgim Mavraj që në minutën e 22-të ndëshkohet me karton të kuq, pas goditjes me kokë të kundërshtarit. Fleçer do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë.

bandicam 2018-11-17 21-08-22-965

Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4. Një fitore e merituar e skocezëve përballë një Shqipërie të pafuqishme, që nuk arriti të gjuante qoftë edhe njëherë të vetme në kuadrat. E gjithë përgjegjësia bie mbi trajnerin, i cili duket se i vuri kapak zhgënjimeve ma paraqitjen e sotme.

SHQIPËRI-SKOCI 0-4

Frejser 14′ , Fleçer 45+1′, Forrest 55′, 67′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

82′ Filips provon me një gjuajtje nga distanca, por topit të humbur nga Veselit, por gjuajtja shkon mbi traversë.

78′ Aksion i jashtëzakonshëm i Skocisë, traversa i mohon golin e pestë, mesfushorit Mek Tominei.

62′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Manaj në fushë Bekim Balaj.

61′ Zëvendësim te Skocia, largohet Armstron në fushë futbollisti i Kategorisë së Dytë, Mek Tominei.

60′ Armstrong lëshon një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, pret Berisha.

55′ GOL Skocia 0-3. Çahemi në qendër të mbrojtjes. Forrest shënon golin e tretë për skocezët. 

52′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Gjimshiti i dëmtuar, në fushë Kastriot Dermaku.

50′ Shkëndijën e parë e jep Uzuni, i cili lëshon një gjuajtje nga distanca, duke vënë në vështirësi portierin e Skocisë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime.

Përfundon pjesa e parë, 0-2. 

45+1′ GOL Skocia 0-2. Fleçer shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 

45′ Nuk kanë fund vuajtjet. Gjyqtari akordon 11-metërsh për Skocinë, pas prekjes së topin me dorë në mur. Protestojnë kuqezinjtë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Moment i vështirë në portën e Berishës. Gardiani detyrohet të bëjë një pritje mjaft të mirë duke i mohuar golin e dytë Frajser.

38′ Xhaka nga e djatha harkon një top në zonë, por nuk e merr siç duhet Uzuni. Aty pranë ishte dhe Manajn, nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin futbollistët kuqezi.

36′ Me fat Shqipëria në këto momente. Pranë golit skocezët me Frejsër, por ky i fundit mbërrin me një kohë vonesë dhe nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

32′ Mundësi e mirë për Shqipërinë. Grezda lëviz bukur nga e majta, pason për Manajn, i cili provon të gjuaj nga brenda zonës, por bllokohet nga mbrojtësit skocezë.

27′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Ergys Kaçe, në fushë Ardijan Ismajli.

21′ Shqipëria me 10 lojtarë, Mërgim Mavraj ndëshkohet me karton të kuq. Pasi shkakton një goditje dënimi në mesfushë, Mavraj godet edhe me kokë kundërshtarin.

18′ Provojnë të reagojnë kuqezinjtë me Rein Manajn, i cili merr një top të bukur, pasi shmang njërin prej kundërshtarëve, lëshon një gjuajtje, por topi shkonë jashtë kuadratit.

14′ GOL 0-1. Skocia kalon në avantazh. Pas një gabimi të Xhakës, ka përfituar Frejser, i cili e ka dërguar topi në rrjetën e Etrit Berishës. 

11′ Pranë golit Shqipëria. Memushaj kroson bukur në zonë për Uzunin, i cili i vetëm brenda zonës, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

10′ Paterson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Grezdës.

8′ Grezda shpërthen bukur nga e majta, provon të futet drejt zonës, por në momentin e fundit e lëshon më shumë sa duhet topin, largojnë futbollistët skocezë.

5′ Goditja e parë nga këndi i takon Skocisë, e fiton Armstrong.

3’ Xhaka mundohet të krijojë një aksion për tanët, por tregohet egoist mes dy futbollistëve dhe humbet topin.

1′ Ka startuar takimi në “Loro Boriçi”. Menjëherë rrezikshëm skocezët që avancojnë përpara dhe vendosin në vështirësi mbrojtësit kuqezinj.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Memushaj, Xhaka, Kaçe, Uzuni, Grezda, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

Skocia: Mekgregor, Paterson, Robertson, Bejts, MekKena, MekGregor, Forest, Armstrong, Fletçer, Kristi, Frejser. Trajner: Aleks Meklish

Formacioni

(Panoramasport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb