Janë publikuar pak çaste më parë formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpul-Bajern i Mynihut, sfidë e cila do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Anfield Road” të Liverpulit.

Jurgen Klop ka vendosur të luajë me skemën 4-3-3, ku në portë është Alison, në mbrojtje Robertson. Matip, Fabinjo dhe Aleksandër-Arnold. Në mesfushë kapiteni Henderson do të bëjë repart me Keita dhe Vijnaldum, ndërsa në sulm treshja e frikshme Sane-Salah-Firmino.

Me të njëjtin formacion ka rreshtuar Bajernin e tij dhe Robert Kovaç. Nojer në portë, në mbrojtje Kimish, Shule, Humels dhe Alaba. Në mesfushë Alkantara, Martinez dhe Hames Rodrigez, ndërsa në sulm, nuk do të jenë Roben e Riberi në krah të Levandovskit, por Koman e Gnabri.

Whatsapp Image 2019 02 19 At 20.01.07
Whatsapp Image 2019 02 19 At 20.01.07

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb