Janë publikuar formacionet për takimin e kthimit çerekfinal mes Mançester Sitit dhe Totenhemit. Pep Guardiola dhe skuadra e tij nuk kanë alternativë tjetër veçse të sulmojnë nga minuta e parë për të përmbysur humbjen e pësuar dy javë më parë në Londër, ndaj tekniku katalanas ka hedhur nga minuta e parë lojtarët më në formë.

Ndryshe situata për Mauricio Poçetinon, që në “Etihad” shkon me zgjedhje të cunguara në sulm, pasi nuk do të ketë shërbimet e shtatlartit Herri Kejn.

Mançester Siti: Ederson; Uolker, Kompani, Laport, Mendi; Gyndogan, David Silva; De Brujn, Bernando Silva, Sterling; Aguero.
Trajner: P. Guardiola

Totenhem: Loris, Tripier, Alderueireld, Rouz, Vertongen; Uaniama, Sisoko; Alli, Eriksen, Lukas Moura; Son.
Trajner: M. Poçetino

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb