Janë publikuar pak çaste më parë formacionet e Liverpulit dhe Totenhemit, dy ekipet që do ndeshen në orën 21:00 për kurorën e klubit më të mirë në kontinent, në finale e madhe të Champions League që do të zhvillohet në Madrid.

Si Klop, ashtu edhe Poçetino u kanë besuar elementëve më të mirë. Habit disi trajneri i Totenhemit, qëka ulur në stol heroin e Amstredamit, Lukas Mourën, duke i besuar një vend si titullar gjigantit të kombëtares së “Tre Luanëve”, Herri Kejn.

FORMACIONET

Totenhem: Loris, Tripier, Alderuajreld, Vertonghen, Rouz, Ali, Sisoko, Uinks, Son, Eriksen, Kejn.
Trajner: Mauricio Poçetino.

Liverpul: Alison, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Uajnaldum, Salah, Mane, Firminjo.
Trajner: Jurgen Klop

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb