Janë publikuar pak çaste më parë në faqen zyrtare të UEFA-s formacionet për ndeshjen Shqipëri-Moldavi, që do të nisë në orën 20:45 minuta në “Elbasan Arena”.


Kështu, ndryshe nga ndeshja e parë e humbur në Islandë, Edi Reja ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në rreshtimin titullar, duke hedhur nga minuta e parë plot pesë elementë, praktikisht gjysmën e skuadrës.


Kanë mbijetuar vetëm Berisha në portë, Veseli e Ismajli në qendër të mbrojtjes, Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Abrashi në mesfushë, ndërsa nga minuta e parë do luajë Mërgim Mavraj, që do të mbajë dhe shiritin e kapitenit. Në mesfushë Basha dhe Xhaka ia kanë lënë vendin Ramadanit dhe Kaçes, ndërsa në sulm, Sadiku dhe Uzuni kanë spostuar Balajn dhe Cikalleshin.


Formacionet
Formacionet

(Balkanweb)