Një sfidë mes dy skuadrash jo të barabarta, ajo që do të nisë pas pak në “Gelsenkirshen” mes Shalkes vendëse dhe Mançester Sitit. Tedesko i druhet potencës ofensive të kampionëve të Anglisë, ndaj ka rreshtuar një formacion tërësisht mbrojtës në skemën 5-3-2.

Nga ana tjetër, Pep Guardiola ka hedhur të gjithë arsenalin ofensiv në sulm duke i besuar një fanellë titullari dhe spanjollit David Silva. Shalke 04 (5-3-2): Fahrman; Kaligiuri, Bruma, Sane, Nastasiç, Ozipka; Serdar, Bentaleb, MekKejn; Uth, Mendil.

Mançester Siti (4-3-3): Ederson; Ualker, Laporte, Otamendi, Fernandinjo; De Bryne, Gundogan, Silva; Bernardo Silva, Aguero, Sterling.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb