Turqia dhe epoka Panuçi është lënë pas. Një humbje e shëmtuar në sfidën e parë të vlefshme për Euro2020, që zhbëhet nga një fitore 3-0 në Andorrë. Natyrisht që vendi i vogël iberik do të jetë trepikësh i sigurt për të gjitha skuadrat që pretendojnë një vend në europian, por duke parë klimën e rënduar në Kombëtaren kuqezi, fitorja ishte ajo që duhej, ndonëse loja nuk ishte e shkëlqyer, pavarësisht dominimit territorial.

Që Shqipëria kishte ardhur për fitore, kjo u kuptua që në këmbimet e para të topit. Uzuni është i papërmajtshëm kur në sekondën e 24-ët godet traversën dhe pak çaste më pas rrëzohet në zonë, por çuditërisht gjyqtari slloven Glova nuk akordon 11-metërsh. Kuqezinjtë këmnëgulin, por vujanë rrjedhshmërinë pasi padurimi për të shënuar bën të tijën. Gjithsesi për ta çuar Shqipërinë te goli do të mendojnë vetë lojtarët e Andorrës, me portierin Gomes që del keq nga zona dhe nuk arrin të largojë topin, duke e lënë për Sadikun, i cili me portën e boshatisur nuk do ta ketë të lehtë të shënojë.

Pavarësisht disa zbritjeve të tjera, Shqipëria nuk do të shënojë më në këtë pjesë loje, ndërsa në të dytën loja do të ashpërohet dhe Andorra do të kërkojë të ngacmojë. Trajnerët Bulku e Mema do të nisin ndërrimet për të freskuar skuadrën dhe, pasi disa shumë e shumë aksionesh të shpërdourara, i sapofuturi në fushë, Bekim Balaj, do të vendosë qetësinë te tifozët kuqezi të pranishëm në “Estadi Nacional” me golin e minutës së 87-të. Balaj përfiton nga një gabim në pasi i mbrojtësve të Andorrës, shpërthen drejt zonën dhe gjuaj rreptë me të djathtën duke ndëshkuar portierin Gomes.

Në kohën shtesë do të ketë lavdi dhe për Amir Abrashin, që shfrytëzon mjaft mirë zhvillimet në zonë pas gjuajtjes së fortë të Sadikut nga goditja e dënimit dhe me kokë shtyn topin në rrjetë, duke bërë që kuqezinjtë të kthehen të buzëqeshur me një fitore 3-0, e cila i lejon të ngjiten në vendin e tretë në grup në kuotën e 3 pikëve, njëjtë sa Islanda, por me golavarazh më të mirë sesa ishullorët.

Andorra: Gomes, Martinez, Vales, Rebes, Lima, Vieira, San Nikolas, Rubio, Jovera, Rodriguez, Klemente.
Trajner: K. Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Kaçe, Xhaka, Grezda, Uzuni, Sadiku.
Trajner: E. Bulku

Formacionet Shqiperia
Formacionet Shqiperia

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb