Anglia dhe Kosova i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

‘Tre Luanët’ janë lider të grupit me nëntë pikë, të ndjekur nga ‘Dardanët’ me tetë, Republika Çeke me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy sosh.

Anglezët në ndeshjen e kaluar kishin fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, derisa Përfaqësuesja kosovare që nuk di për humbje në 15 ndeshje, i mposhti 2-1 çekët në ‘Fadil Vokrri’.

Formacioni startues i Anglisë: Pickford, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Keane, Maguire, Sterling, Henderson, Kane, Barkley, Sancho.

Formacioni startues i Kosovës: A. Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aaliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Muslia, Berisha, Celina, V. Muriqi.

Formacionet Kosova
Formacionet Kosova

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb