Belgjika ka fituar pastër 2-0 kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 të Botërorit.

Skuadra belge, e cila në gjysmëfinale u mund nga Franca, fiton për herë të dytë kundër ‘Tre Luanëve’ në këtë Botëror pasi diçka të tillë e kishte bërë më parë edhe në fazën e grupeve.

Takimin e vulosën golat e Munier dhe Hazard. Mbrojtësi i krahut i dha shumë shpejt avantazhin skuadrës së drejtuar nga Martinez pasi zhbllokoi që në minutën e katërt, ndërsa Hazard realizoi golin e qetësisë në minutën e 81-t.

Si rrjedhojë Belgjika e mbyll me medalje këtë Botëror, të bronztë, pavarësisht se ata kishin pretendime për më shumë. Ndërkohë Anglia pas humbjes në gjysmëfinale kundër Kroacisë nuk bën një figurë të mirë në mbyllje të “Rusi 2018”.

Gjithsesi edhe skuadra e drejtuar nga Sauthgate mund ta konsideroi një Botëror pozitiv, pasi nuk pritej që ata të shkonin deri në këtë fazë.

Belgjikë 2-0 Angli

Komenti i ndeshjes

82′ Hazard dysfishon rezultatin, shënon golin e dytë për Belgjikën

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë, vendos goli i shënuar në minutën e katërt

4′ Minuier kalon Belgjikën në avantazh, nuk fal nga brenda zone.

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb