Franca ka mundur pastër me rezultatin 2-0 Uruguain duke u bërë gjysmëfinalistja e parë e Botërorit.

Një ndeshje e balancuar që u zhbllokua pak para fundit të pjesës së parë. Një kros i Griezman dhe një goditje e saktë me kokë e Varane-s bëri që Franca të kalonte në avantazh.

Në fillimin e fraksionit të dytë të lojës amerikano-latinët ishin akoma më agresiv dhe kërkues, por nuk realizuan deri në çastin që Griezman u preu krahët.

Një gjuajtje potente e 26-vjeçarit nga jashtë zone dhe një grushtim i dobët i portierit Muslera solli golin e dytë për “gjelat”. Për 30 minuta skuadra e Deschamps menaxhoi rezultatin duke u bërë kështu skuadra e parë që siguron gjysmëfinalet, aty ku do të ndeshet me skuadrën fituese të çiftit Brazil-Belgjikë.

Ndërkohë edhe pse u mundën Uruguai largohet me kokën lart nga Botërori. Një skuadër me shumë dëshirë dhe vullnet, por që duhet të largohet për shkak të cilësisë së madhe të kundërshtarit.

Urguai 0-2 Franca

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon takimi

61′ Një ‘predhë’ e Griezman nga jashtë zone dhë një reagim i dobët i portierit sjell golin e dytë për Francën

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

40′ Franca në avantazh, Varan realizon me kokë

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb