Europa i nënshtrohet për të 3 vit radhazi Real Madrid. “Galaktikët” kanë mposhtur 3-1 sonte në finale Liverpool-in duke e çuar në 13 numrin e trofeve me “veshë të mëdhenj” në historinë e tyre.

Ndeshja u zhbllokua nga Benzema, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Karius, por pas vetëm 4 minutash Mane solli baraspeshën.

Gjithsesi lojtari vendimtar padyshim do rezultonte Garreth Bale, i cili u fut si zëvendësues në minutën e 61 duke marrë vendin e Isco-s. Uellsiani fillimisht realizoi në të 64-r, me një roveshiatë e cila do të mbesë gjatë në histori. Reali kalon sërish në avantazh.

Liverpool do kërkonte dëshpërimisht për disa minuta golin, por ai nuk do të vinte. Në të 83-n Bale vulosi gjithçka, me një goditje nga një distancë shumë e largët, me topin që përfundoi në rrjetë falë edhe portierit Karius, që sonte bëri një paraqitje për t’u harruar.

Komenti i ndeshjes

Real Madrid 3-1 Liverpool

83′ Bale i papermbajtshem

70′ Liverpool shumë pranë golit, Mane godet shtyllën

64′ Bale shënon golin e dytë për Real. Një eurogol

61′ Bale hyn në fushë, merr vendin e Isco-s

59′ Karius bën një pritje vendimtare për Liverpool

55′ Mane barazon rezultatin

51′ Karim Benzema shenon gol, dalje e gabuar e portierit te Liverpool, Karius

48′ Isco godet transversën, me fat Liverpool

46′ Nis pjesa e dytë mes Real Madrid dhe Liverpool

45+1′ Përfundon pjesa e parë

43′ Real Madrid kalon në avantazh me Benzema, por arbitri e anullon për pozicion jashtë loje

37′ Edhe Carvahal pëson të njëjtin fat si Salah, largohet me lot në sy nga finalja

31′ Salah largohet i dëmtuar nga finalja. Sytë e mbushur me lot të egjiptianit i cili nuk ia del pas një kapje të Ramos

23′ Firminho godet nga brenda zonës por nuk arrin dot të shënojë. Më pas Navas ndal një gjuatje të Arnold

1′ Nis finlja e “Champions League”

20:30-Përfundon performanca e këngëtares shqiptare Dua Lipa në finalen e “Champions League”.

Futbolldashësit sidomos në Europë, por edhe në botë, sonte do të ‘gozhdohen’ para televizionit pasi në Kiev do të luhet finalja e “Champions League” mes Real Madrid dhe Liverpool.

“Galaktikët” e drejtuar nga Zidan synojnë triumfin e 3 radhazi në këtë kompeticion dhe të 13-n në histori, ndërsa për Liverpool do të ishte i 6-i, 13 vite pas asaj finaleje dramatike në Stamboll kundër Milanit.

Të dy skuadrat kanë lënë mjaft ‘viktima’ rrugës, ndërsa sonte për 90 minuta do të përpiqen t’i japin goditjen përfundimtare njëra-tjetrës, për t’i treguar Europës madhështinë tyre.

Real Madridi apo Liverpool, Cristiano Ronaldo apo Mohamed Salah, Zidan apo Kloop, verdiktet do të jepen pas pak.

Formacionet zyrtare

finalja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb