Franca falë një fitoreje minimale 1-0 kundër Belgjikës ka arritur të sigurojë finalen e Botërorit e cila do të luhet më 15 korrik në Luzhniki të Moskës.

“Gjelat” ia kanë dalë të mundin ‘djajtë’ vetëm falë golit të Umtiti-t të realizuar në minutën e 51-t. Pas një pjesë të parë të mbyllur me shifrat 0-0, në fraksionin e dytë të lojës qendërmbrojtësi mposhti me kokë pas një krosi portierin Courtois.

Për më shumë se 40 minuta Belgjika u përpoq të gjente golin e barazimit, por nuk arriti, duke dështuar kështu të sigurojë për herë të parë finalen e një Botërori.

Kujtojmë që Franca në finale do të luajë me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist Anglia-Kroaci.

Francë 1-0 Belgjikë

Komenti i ndeshjes

90+6′ Ka përfunduar takimi

90′ 6 minuta shtesë

51′ Umtiti kalon Francën në avantazh, ndëshkon me kokë Belgjikën

46′ Ka nisur pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

38′ Mbrojtësi pavard humb një rast mjaft të pastër nga brenda zonës

21′ DE Bruyne i shkon shumë pranë golit, Lloris bën heroin për ‘gjelat’

Pritja e Loris on Vidnews.

19′ Përgjigjet menjëherë Belgjika me Hazard që nga brenda zone i shkon shumë afër golit, por një devijim shpëton Francën

18′ Blaise Matuidi tenton nga jashtë zone, por Coutois reagon mirë pasi gjendet i pozicionuar

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb