Në orën 21:00 Tottenham pret Ajax Amsterdam në gjysmëfinalen e vajtjes në Champions League. Harry Kane është mungesa e madhe e skuadrës, që gjithashtu duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa koreano-jugorin Son, i pezulluar për shkak të kartonëve.

Formacion
Formacion

Pasi eliminoi nga Champions dy favoritët kryesorë si Real Madrid dhe Juventus, rruga e Ajax Amsterdam drejt trofeut më prestigjoz të futbollit europian për klube kalon nga Tottenham. Asnjë mungesë mes titullarëve për Ten Hag, që nuk pritet të ndryshojë thuajse asgjë në emra dhe mënyrën e lojës që e solli skuadrën e tij mes katër më të mirave të Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb