Partizani ka arritur të marrë një fitore minimale 0-1 në transfertë kundër Kamzës duke siguruar 3 pikët e para në kampionat5.

Një ndeshje shumë e dyluftuar, që në pjesën e parë u mbyll me një penallti të humbur nga vendasit. Hoxha u tregua i saktë para Sebino Plakut.

Në fraksionin e dytë të lojës Partizani u duk më i gjallë, me Bruno Telushin që vendosi gjithçka falë një goditje perfektë dënimi.

Në këtë mënyrë vjen fitorja e parë në Superligë, në javën e dytë, pas asaj humbje në Korçë. Ndërkohë te Kazma kjo është humbja e parë, pas surprizës që bënë në kryeqytet duke mposhtur Tiranën.

Kamza 0-1 Partizani

Komenti i ndeshjes

93’ Përfundon takimi, Partizani merr fitoren e parë në kampionat.

90′ I afrohemi fundit. Akordohen 3 minuta shtesë

87′ Plaku provon një goditje nga jashtë zonës, por Hoxha është i gatshëm duke ndalur i sigurt.

83′ Çfarë rasti humbet Progni. I vetëm përballë portierit gabon duke e goditur topin në këmbën e portierit.

81′ Mumajesi mundohet të nisë një top për Martinenën, por Atanda mbyll mirë duke nisur topin para.

80′ Asani kroson në zonë, por topi largohet dhe shkon sërish në këmbët e sulmuesit, i cili këtë herë e dërgon në fundore.

76′ Partizani kryen dhe zëvendësimin e fundit, largohet Hila e vendin e tij e zë Bardhi

68′ GOOOL! Shënon Partizani golin e avantazhit. Bruno Telushi

63′ Mundësi të mirë për Partizanin me anë të Prognit i cili i vetëm përballë portierit gjuan në mënyrë të gabuar. Është i pakalueshëm Avdyli. Ndërkohë Devolli kryen një tjetër zëvendësim, largohet Roloviç dhe në vendin e tij Martinena.

62′ Mundësi e mirë për Trashin, për të cilin ngec një top në zonë, por goditja e tij rrafsh me tokën ndalet nga Frashëri.

61′ Gega bën dhe zëvendësimin e dytë. Largohet Rubin Hebaj dhe vendin e tij e zë Progni

59′ Kroson Trashi në zonë, por Avdyli grushton topin duke evituar rrezikun.

58′ Trashi në dy luftim shpejtësie me Frashërin, por ky i fundit e ndal me faull mesfushorin, duke shkaktuar goditje dënimi.

54′ Kroson Argjend Malaj dhe ka sërish goditje nga këndi. E treta radhazi, por tashmë topi largohet pa probleme nga mbrojtja e Partizanit.

53′ Tjetër goditje nga këndi për Kamzën. Kroson Plaku në zonë por topi me vështirësi largohet edhe njëherë tjetër në goditje këndi.

47′ Ka goditje nga këndi në favor të Kamzë për të dytën herë radhazi, por krosimi në zonë largohet pa sjellë rrezik për Hoxhën.

46′ Nis pjesa e dytë me dy zëvendësime, nga një për secilën skuadër. Devolli ka larguar Bonanin dhe vendin e tij e zë Zisi, ndërsa nga ana tjetër, është Asani në vend të Mensah

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45+2′ Plaku përballë Hoxhës ka gabuar me penalltinë e pritur nga portieri i Partizanit, i cili vazhdon të mbajë në këtë mënyrë të paprekur portën e tij. Mundësia më e mirë për Kamzën.

45′ Plaku i vetëm përballë portierit Hoxha, por ky i fundit në tentativë për të kapur topin, ka kapur këmbët e Plakut duke shkaktuar penallti, megjithëse gardiani i të kuqve proteston.

44′ Mundësi e mirë për Partizanin, por Mala në zonë godet shumë lehtë duke mos sjellë rrezik për Avdylin që pret.

41′ Goditje dënimi në favor të Partizanit. Telushi provon nga distanca me një goditje të rrezikshme, por Avdyli largon në goditje nga këndi.

37′ Goditje nga këndi për Partizanin, por krosimi nuk sjell rrezik për vendësit.

35′ Mundësi e mirë për Kamzën, ku në zonë ka një lëmsh por askush nuk arrin të godasë drejt portës. Në fund është Idrizaj që në tentativë për të krosuar, del jashtë me gjithë top.

32′ Ndërhyrje e gabuar e Telushit në mesfushë ndaj Sebino Plakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë, duke u bërë i pari që merr karton në këtë takim.

30′ Tjetër goditje dënimi në favor të Partizanit. Kroson në zonë Ibrahimi, por topi largohet dhe përfundon në këmbët e Mensah. Ky i fundit nis një top në zonë për Hilën, por mesfushori është në pozicion të parregullt.

25′ Goditje dënimi në favor të Partizanit. Ibrahimi kroson në zonë, por Hila me kokë godet në mënyrë të gabuar, duke e çuar shumë larg kuadratit.

19′ Idrizaj nga brenda zonës godet pa shumë pretendime drejt portës, por Hoxha e vështirëson, duke u detyruar të presë në dy kohë. Vazhdon të dominojë skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli.

14′ Mundësi fantastike për Kamzën, që këto minuta po dominon takimin. Plaku merr një aksion në krah dhe kroson ulët në zonë, por vetëm pak metra larg portës, Roloviç gabon duke e çuar topin mbi traversë.

7′ Bonani mundohet të krosojë në zonë, por Atanda ndërhyn në momentin e fundit duke larguar në rivënie anësore.

3′ Alban Hoxha largon një top nga zona por e çon te këmbët e Plakut, i cili godet me të parën, por sfera përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi

Kamza-Partizani, ora: 16:45. Formacionet zyrtare

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Teqja, Bonani, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Plaku, Mehmeti, Roloviç.
Trajner: Bledar Devolli

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila, Mensah, Mala, Trashi, Hebaj.
Trajner: Skënder Gega

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb