Skuadra e Luftëtarit ka barazuar me rezultatin 3-3 në ndeshjen e kthimit të “Europa League” kundër Ventspils, por për shkak të humbjes në ndeshjen e parë të zhvilluar në Letoni i ka dhënë lamtumirën aventurës në “Europa League”.

Një ndeshje që fillimisht u zhbllokua nga të zotët e shtëpisë, por që u përmbys shpejt nga miqtë. Në këtë aspekt gjirokastritët arritën të hakmerreshin pasi në minutën e 61-t rimorën edhe një herë avantazhin, por nuk mundën ta ruanin sërish atë.

Në minutën e 3-t shtesë të kohës së rregullt Alfa barazoi në 3-3 për miqtë, duke i mohuar fitoren gjirokastritëve edhe në shtëpi.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Luftëtari është mundur me shifrat e thella 5-0.

Luftëtari 3-3 Ventspolis

Komenti i ndeshjes

90+4′ Përfundon takimi

90+3′ Barazojnë miqtë me Alfa-n që shënon me portën e boshatisur

61′ Luftëtari përmbys shifrat, Shkurtaj realizon golin e dytë personal

55′ Luftëtari barazon rezultatin me Ramadanin që nuk fal brenda zonës

46′ Nis pjesa e dytë

45+13′ Mbyllet pjesa e parë

45+8′ Ventspils përmbys gjithçka në harkun kohor të 4 minutave. Autori i golit sërish Akyniemi

45+4′ Akyniemi barazon shifrat për skuadrë letoneze.

44′ Ramadani shënon nga pika e penalltisë për Luftëtarin

35′ Rinis takimi. Arbitri kryesor i ndeshjes tani është Larsen

25′ Gjyqtari kryesor i takimit është dëmetuar dhe prej disa minutash takimi është ndërprerë. Një tërheqje muskulare për të. Bilbilin do ta marrë arbitri i katërt Larsen.

16′ Goditje dënimi pranë zonës për Luftëtarin, por goditja e Vucajt ndalet në mur. Miqtë marrin një kundërsulm, por ka ndërhyrje të parregullt në mesfushë dhe faull për Ventspilsin

13′ Goditje nga këndi në favor të Luftëtarit. Krosimi në zonë gjen Liçajn, por ky i fundit gabon me kokë megjithëse mund të bënte më mirë.

12′ Aleksi provon nga distanca, por goditja përfundon jashtë kuadratit.

10′ Goditje dënimi në favor të miqve. Krosim i lartë në zonë, por Shkurtaj largon rrezikun.

4′ Shkurtaj merr një top në hyrje të zonës, por largohet topi në goditje nga këndi. Tentohet krosimi në zonë por thyhet aksioni

1′ Ka nisur takimi

Luftëtari do të luajë sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të turit të parë të “Europa League” kundër Ventspils. Skuadra shqiptare ka fare pak gjasa për të kaluar më tej pasi në sfidën e parë të luajtur në Letoni është mundur me shifrat e thella 5-0.

Sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Milosh kostiç ka lënë jashtë portierin Bukovski he vendin e tij e zë Ruçi, ndërkohë që në stol ka përfunduar edhe Dejvi Bregu.

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Ruçi, Rapo, Janiçiç, Rapa, Liçaj, Aleksi, Vucaj, Ramadani, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj

Trajner: Milosh Kostiç

Ventspils: Uvarenko, Mamah, Jagodinskis, Rugins, Alfa, Neziri, Tosin, Batista, Manjagaladze, Pavlov, Akinjemi

Trajner: Dejan Vukiceviç

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb