Uruguai ka fituar ndeshjen e fundit në Grupin A kundër Rusisë duke u renditur përfundimisht e para.

Skuadra e Oscar Tabarez ka mundur organizatorët e Botërorit me shifrat e thella 3-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10-t falë Suarez që ekzekutoi bukur me goditje dënimi.

Në minutën e 23-t amerikano-latinët realizuan të dytin falë një autogoli. Situata u përkeqësua akoma më shumë për Rusinë kur Smolnikov në minutën e 36-t mori kartonin e dytë të verdhë dhe si rrjedhojë të kuqin.

Në fraksionin e dytë të lojës pati vend vetëm për një gol të Cavani-t në minutën e 90-t që stampoi edhe shifrat përfundimtare.

Kjo është renditja pas 3 ndeshjeve në Grupin A

[team_standings 796671]

Uruguai 3-0 Rusi

Komenti i ndeshjes

90+4′ Përfundon takimi

90′ Cavani shënon golin e tretë për amerikano-latinët

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

36′ Smolnikov largohet me karton të kuq, Rusia me 10 lojtarë

23′ Diego Laxalt godet jashtë zone por topi i devijuar përfundon në rrjetë

10′ Luis Suarez kalon në avantazh Uruguain falë një goditje dënimi të goditur saktë në hyrje të zonës

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Cosmos Arena” ndeshja e vlefshme për Grupin A mes Uruguait dhe Meksikës.

Të dy skuadrat e kanë siguruar kalimin për fazën e me eliminim direkt, por sot do të vendoset ndërmjet tyre se kush do të mbajë përfundimisht vendin e parë.

Duke parë se ky është grupi i parë ku do të mbyllen ndeshjet e kësaj faze, llogaritë nuk mund të bëhen pasi varet se si do të përfundojnë ndeshjet e Grupit B, gjithmonë në rastin kur skuadrat do preferojnë të zgjedhin kundërshtarin në turin e ardhshëm.

Kujtojmë që skuadra e parë e Grupit A do të ndeshet me të dytën e Grupit B, dhe anasjelltas. E para e B me të dytën e A.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb