Shqipëria e ka nisur me këmbën e mbarë kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Izraelin.

Një ndeshje me shumë raste për të dyja skuadrat, por që u vendos nga supergoli i Taulant Xhakës në minutën e 55-t. Pas një zbritje të shpejtë mesfushori merr një top në hyrje të zonës të cilin e godet menjëherë duke shtangur portierin.

Në minutat në vijim miqtë u përpoqën të gjenin golin e barazimit, por nuk ia arritën. Në të njëjtën kohë edhe ekipi i drejtuar nga Panucci rrezikoi, me Hysajn që humbi një rast të pastër.

Me këtë fitore Shqipëria merr renditjen e Grupit 1 në Ligën C, por kujtojmë që Skocia nuk ka luajtur akoma. Me britanikët skuadra kuqezi do të përballet pas 3 ditësh, në transfertë.

Shqipëri 1-0 Izrael

Minutë pas minute

90+4′ Mbyllet sfida. Fiton Shqipëria me rezultatin 1-0.

90′ Akordohen edhe 4 minuta shtesë.

86′ Krosim në zonë, por i pasigurt del Strakosha megjithatë grushton. Topi shkon te Balaj që është kthyer mbrapa dhe fiton një goditje dënimi.

84′ Largohet Federik Veseli i dëmtuar dhe në lojë hyn Mërgim Mavraj.

82′ Ka shqetësime për Veselin, në nxehmje del Mavraj.

81′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kapiloto, e në lojë është Mika.

76′ Hyka provon nga distanca me një goditje mjaft potente, por portieri Haimov largon në këndore.

72′ Goditje nga distanca nga izraelitët, por Strakosha bën një tjetër pritje fantastike.

71′ Ka dy zëvendësime në këto momente. Herdi Prenga në lojë dhe jashtë del mesfushori Enis Gavazaj. Edhe Herzog ka kryer zëvendësimin e parë, largohet Solomon dhe në lojë hyn Kajal.

69′ Xhaka nis një krosim në zonë për Balajn i cili vetëm sa e ka prekur topin, pa arritur ta devijojë në kuadrat.

66′ Mundësi e artë shënimi për Izraelin, por Veseli është vendimtar me ndërhyrjen e tij duke bllokuar topin pranë pikës së penalltisë.

62’ Xhaka merr një top në mesin e fushës dhe pas një inkursioni pason për Hysajn i cili humbet një mundësi të artë vetëm e vetëm me portierin

55′ Shënon Xhaka, ne hyrje te zones, nje super gol

52′ Tauata merr një top të gjatë në sulm, por mbyllin kuqezinjtë.

51′ Memushaj provon një goditje nga distanca, por largon njëri nga mbrojtësit në goditje nga këndi.

50′ Hemed mundohet të hyjë në zonë, por mbyll Gjimshiti dhe nis një top para. Xhaka në mesfushë fiton një goditje dënimi, duke i dhënë mundësi skuadrës sonë të organizohet.

47′ Zahavi largohet nga fusha i demtuar, ne loje Hemed

46′ Nis pjesa e dytë. Panucci lë në dhomat e zhveshjes sulmuesin Sidrit Guri. Në lojë një tjetër shkodran, Bekim Balaj.

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45’ Memushaj humbet një rast të mirë teksa merr një pasë që e nxjerr përballë portierit, por vonesa në goditje bën që kundërshtari t’i heqë topin

41′ Gjimshiti kthen në mënyrë të gabuar topin te Strakosha dhe përfiton Zahavi, i cili me portën e boshatisur vonohet, duke i dhënë mundësinë portierit shqiptar dhe Veselit të largojnë topin

38′ Krosim në zonë nga Binaku për Memushajn i cili ul topin dhe provon menjëherë portën, por portieri është në pozicion dhe pret.

36′ Kundërsulm për Shqipërinë me anë të Xhakës i cili niset dhe provon të japë një top para, por pasimi është shumë i lehtë dhe ndalet aksioni.

34′ Kombinime të bukura mes Binakut dhe Memushajt që mbajnë Shqipërinë në sulm, por mungon pasimi i fundit për Gurin që pret në zonë.

30’ Një përgjumje e mbrojtjes i jep mundësinë izraelitëve të godasin dy herë portën tonë. Pritje prej heroi të Strakoshës.

29′ Memushaj godet nga distanca, por largon portieri. Minuta të mira për Shqipërinë.

28′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Krosim në zonë por topi largohet në goditje nga këndi.

25′ Guri humbet një tjetër rast të artë. Pasim nga e djathta e Xhakës, por Guri godet me rrëshqitje. Megjithatë, ka edhe pozicion të parregullt.

22′ Gjimshiti rrezikon duke larguar në goditje nga këndi, por nuk ka probleme për tanët.

21′ Vjen krosimi në zonë, por topi goditet keq nga Hykaj duke e çuar mbi traun e portës.

20′ Gavazaj provon të driblojë Perezin në sulm, por ky i fundit shkakton faull. Mundësi e mirë për Shqipërinë.

17′ Hyka fut një top në zonë për Gavazajn, por ky i fundit ia çon portierit në dorë teksa ishte në ecje e sipër.

13′ Top i gjatë në sulm për Zahavin, por Strakosha e sheh veten në mesfushë duke larguar rrezikun.

10′ Hysaj humbet rast nga e djathta. Rast i mirë për Izraelin, krosimi ulët në zonë për Zahavin, por ky i fundit për pak nuk e mbërrin topin.

7′ Basha hedh një top në zonë dhe pas një lëvizje mashtruese të Gurit sulmuesi del përballë portierit, por nuk arrin ta dërgojë topin në portë.

6′ Goditje nga distanca e izraelitëve, por topi përfundon jashtë.

5′ Mundësi e mirë shënimin për Izraelin. Nga goditja e këndit, topi kthehet në zonë me thembër, por largon pa kaluar vijën Strakosha.

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri

Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb