Në ndeshjen e fundit për këtë Botëror të luajtur kundër njëra-tjetrës Panamaja ka humbur 1-2 me Tunizinë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë panamezët nuk arritën të dilnin me rezultat pozitiv nga ky takim. Në fraksionin e dytë të lojës Tunizia përmbysi gjithçka falë golave të Joussef dhe Khazri.

Një mbyllje me nder e Botërorit për Tunizinë, ndërsa Panamaja duhet të mjaftohet me pjesëmarrjen për herë të parë në një komepticion të tillë.

[team_standings 796702]

Panama 1-2 Tunizi

Komenti i ndeshjes

90+3′ Përfundon takimi

66′ Khazri kalon në avantazh Tunizinë

51′ Ben Joussef barazon rezultatin

33′ Rodriguez kalon në avantazh Panamanë

1′ ka nisur takimi

Në orën 20:00 Panamaja do të sfidojë Tunizinë në ndeshjen e fundit që këta skuadra do të luajnë në Botëror, e vlefshme për fazën e grupeve.

Pas 2 ndeshjeve të para si Panamaja ashtu edhe Tunizia nuk kanë siguruar asnjë pikë, ndaj sot do të tentojnë të mbyllin pozitivisht aventurën në “Rusi 2018”.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb